SHBA ua ndalon udhëtimin drejt saj dy zyrtarëve të Venezuelës

Amerika

SHBA ua ndalon udhëtimin drejt saj dy zyrtarëve të Venezuelës

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 21:15
Departamenti i Shtetit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar këtë të premte se ua ka ndaluar udhëtimin drejt saj dy zyrtarëve të Venezuelës.

Ata thuhet se janë të akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut. Bëhet fjalë për Rafael Enrique Bastardo Mendoza, komandant i forcave speciale të Venezuelës dhe Ivan Rafael Hernandez Dala, shefi i kundërzbulimit, shkruan Reuters.

Në muajin shkurt Amerika kishte vendosur ndaj tyre sanksione financiare dhe tre personave të tjerë.

Hapi i ndërmarrë nga Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton tërheqjen e vizave për dy zyrtarët, bashkëshortet e tyre dhe fëmijëve që ua pamundëson atyre udhëtimin drejt SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat