ShBA, sanksione të reja Rusisë/ Ndëshkohen njerëzit e Putinit për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje

Amerika

ShBA, sanksione të reja Rusisë/ Ndëshkohen njerëzit e Putinit për shkak të ndërhyrjes në zgjedhje

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 11:24
Foto

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione te reja mbi subjektet ruse, edhe këto te lidhura me ndërhyrjen e Moskës në zgjedhjet amerikane.

Masat prekin disa persona te lidhur me Agjencinë ruse të Kërkimit në Internet dhe financierin e saj, Yevgeny Prigozhin.

“Departamenti i Thesarit po shton trysninë ndaj Prigozhin, jo vetëm duke vënë dukje mbështetjen e tij për Agjencinë e Kërkimit në Internet lidhur me përpjekjet e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet amerikane të mesit të mandatit të 2018-tës, por edhe duke identifikuar pronën e tij personale, duke përfshirë disa avionë privatë dhe një jaht,” tha Departamenti i Thesarit.

Agjencia ne fjalë, me qendër në Shën Peterburg, njihet si  “ferma ruse e manipuluesve të klikimeve” , e është përmendur edhe nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller në hetimin për ndërhyrjet e supozuara ruse në presidencialet e 2016-s. Prigozhin, i mbiquajtur si “kuzhinieri i Putinit”, për shkak të biznesit të tij të hotelerisë, kontrollon gjithashtu firmën private të sigurisë Vagner, e cila ka dërguar mercenarë rusë për të luftuar në Ukrainë, Siri dhe në disa vende afrikane.

Sanksionet e reja përfshijnë tre persona juridikë të regjistruar në Seychelles dhe gjashtë shtetas rusë që besohet të kenë lidhje me Agjencinë e Kërkimit në Internet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat