Këshilltari i Trumpit për Lindjen e Mesme pritet ta vizitojë Izraelin

Amerika

Këshilltari i Trumpit për Lindjen e Mesme pritet ta vizitojë Izraelin

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 23:11
Jared Kushner

Një zyrtar amerikan i ka thënë agjencisë Reuters se Jared Kushner, këshilltar i lartë për Lindjen e Mesme i presidentit Donald Trump, do të vizitojë Izraelin në fund të muajit.

Kushner është planifikuar të takojë kryeministrin, Benjamin Netanyahu dhe rivalin e tij kryesor politik, Benny Gantz.

Zyrtari u deklarua në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht.

Shtëpia e Bardhë thotë se Kushner është duke u përgatitur për të shpallur një plan paqeje për Lindjen e Mesme, megjithëse ende nuk ka një datë se kur do ta bëjë këtë.

Ai nuk pritet të paraqesë planin, gjatë vizitës së tij në Izrael.

Bllokada politike, pas zgjedhjeve në Izrael e ka komplikuar misionin e Kushnerit.

As Netanyahu dhe as Gantz nuk siguruan një shumicë parlamentare në zgjedhjet e 17 shtatorit.

Përpjekjet për formimin e një qeverie uniteti deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat