Pelosi thotë se Trump e ka “humbur rrugën”

Amerika

Pelosi thotë se Trump e ka “humbur rrugën”

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 18:19
Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi, ka thënë të enjten se është duke u lutur shumë për Presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas Pelosit, Trump është “jashtë udhës” për sa i përket Kushtetutës së SHBA-së dhe vlerave amerikane, shkruan Reuters.

Ajo ka thënë kështu vetëm një orë pasi Trump ka theksuar se nuk i pëlqen kur njerëzit thonë “unë lutem për ty, kur e di se nuk është kështu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat