Aksident shokues: Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër

Amerika

Aksident shokues: Përmbyset autobusi i shkollës, fëmijët fluturojnë në ajër

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 00:17
Pamje nga videoja

Një kamera sigurie ka filmuar momentin e aksidentit të një autobusi shkolle në SHBA.

Autobusi i shkollës goditet nga një automjet, e më pas përmbyset.

Pamja e fëmijëve që fluturojnë në ajër, ka shkaktuar tmerr tek prindërit e tyre.

Një autobus shkolle u përplas në një kryqëzim në Ohio me një Ford Mustang për të cilin policia tha që nuk arriti të ndalet semafor dhe më pas u rrëzua.

Pamjet e publikuara nga Ohio State Highway Patrol tregojnë 25 studentë që fluturojnë në tavanin e autobusit.

Në video, disa nga fëmijët dëgjohen duke qarë dhe ulëritur ndërsa autobusi përmbyset.

Shoferi 74-vjeçar Danny Hupp dëgjohet duke folur me qetësi duke u thënë fëmijëve të shpëtojnë duke dalë nga dritaret dhe dalja e urgjencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat