Koronavirusi /Kryemjeku i Amerikës: Seriozisht, njerëz – Ndaloni blerjen e maskave!

Amerika

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 22:33
Foto

Kryemjeku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje popullit që të ndalë blerjen e maskave, duke paralajmëruar se ato nuk ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit.

Përkundrazi, ai ka thënë se blerja e maskave do t’i shterojë resurset e nevojshme për profesionistët e përkujdesjes shëndetësore.

“Seriozisht, njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”, ka thënë kryemjeku i SHBA’së, Jerome M. Adams, nëpërmjet një porosie, në rrjetin social Twitter, në internet.

“Ato NUK janë efektive në parandalimin e prekjes së publikut nga koronavirusi, por nëse ofruesit e përkujdesjes shëndetësore nuk mund t’ua ofrojnë ato pacientëve të sëmurë, ata dhe komunitetet tona vihen në rrezik!”, ka paralajmëruar Adams.

Koronavirusi | Kryemjeku i Amerikës: Seriozisht, njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!

Kryemjeku i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka bërë thirrje popullit që të ndalë blerjen e maskave, duke paralajmëruar se ato nuk ndihmojnë kundër përhapjes së koronavirusit.

Përkundrazi, ai ka thënë se blerja e maskave do t’i shterojë resurset e nevojshme për profesionistët e përkujdesjes shëndetësore.

“Seriozisht, njerëz – NDALONI BLERJEN E MASKAVE!”, ka thënë kryemjeku i SHBA’së, Jerome M. Adams, nëpërmjet një porosie, në rrjetin social Twitter, në internet.

“Ato NUK janë efektive në parandalimin e prekjes së publikut nga koronavirusi, por nëse ofruesit e përkujdesjes shëndetësore nuk mund t’ua ofrojnë ato pacientëve të sëmurë, ata dhe komunitetet tona vihen në rrezik!”, ka paralajmëruar Adams.

Apeli i tij ka ardhur teksa konsumatorët në panik po nguten për të blerë maska në dyqane ‘online’, duke nxitur rritje të madhe të çmimit të maskave, por edhe në shtim të produkteve false, njofton The New York Times.

Në një porosi tjetër, në Twitter, Adams ka thënë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është larja e rregullt e duarve – dhe qëndrimi në shtëpi për personat që ndihen të sëmurë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat