Mike Pence paralajmëron: Mund të ketë më shumë viktima në SHBA nga koronavirusi

Amerika

Mike Pence paralajmëron: Mund të ketë më shumë viktima në SHBA nga koronavirusi

Më: 1 mars 2020 Në ora: 16:17
Mike Pence

Zëvendës presidenti amerikan Mike Pence tha se mund të ketë më shumë vdekje në SH.B.A. nga koronavirusi, por theksoi se shumica e amerikanëve nuk duhet të shqetësohen për këtë.

Kur u pyet gjatë një interviste me Jake Tapper të CNN në lidhje me mundësinë e më shumë vdekjeve, Pence tha se është e mundur.

Në fjalën e tij, Pence përmendi edhe doktor Anthony Fauci, i cili është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.

"Dua të them realitetin që doktor Fauci dhe të tjerët më sqaruan që kur i mora këto detyra disa ditë më parë, është se për shumicën e njerëzve që kontraktojnë koronavirusin, ata do të shërohen".

Pence tha që zyrtarët federale po adresojnë mungesën e kompleteve të testimit në SH.B.A.

''Është një pyetje shumë e drejtë. Dhe është një nga çështjet e para që guvernatorët kanë diskutuar me mua. Jam i lumtur të raportoj që këtë fundjavë më shumë se 15,000 komplete testimi janë lëshuar. Gjithashtu FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) ka aprovuar një testim që zyrtarët shtetërorë dhe lokal mund të përdorin'', tha Pence.

Një person humbi jetën ditën e deshme nga koronavirusi, në shtetin e  Washingtonit, duke shënuar viktimën e parë në SHBA nga COVID- 19.  

Koronavirusi ka shkaktuar deri më tani mbi 2,900 viktima dhe mbi 85,000 të infektuar në të gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat