Miku i shqiptarëve fiton 8 shtete, Sanders rradhitet i dyti

Amerika

Miku i shqiptarëve fiton 8 shtete, Sanders rradhitet i dyti

Më: 4 mars 2020 Në ora: 08:13
Bernie Sanders dhe Joe Biden

Ish nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka fituar tetë nga 14 shtetet që votuan për të zgjedhur kandidatin demokrat për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në fund të këtij viti në SHBA.

Ish-nënpresidenti i SHBA-së fitoi në Masaçusets, Minesota, Oklahoma, Arkansas, Alabama, Tenesi, Karolinën e Veriut dhe Virgjinia.

Por, senatori Bernie Sanders po parashikohet të fitojë në, Kalifornia, dhe tre shtete të tjera.

Ata udhëheqin garën për t'u përballur me presidentin Republikan Donald Trump në nëntor.

Ish-kryetari i Nju Yorkut, Michael Bloomberg, shpenzoi më shumë se gjysmë miliardë dollarë në fushatën e tij, por nuk fitoi një shtet të vetëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat