SHBA, protestuesi me ngjyrë: Nuk duhet të lejojmë që racizimi të fitojë

Amerika

SHBA, protestuesi me ngjyrë: Nuk duhet të lejojmë që racizimi të fitojë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 09:04
Protesat

Në Nju Jork vijojnë ende protestat edhe pasi filloi shtetrrethimi në të gjithë qytetin.

“Ne po bëjmë një protestë paqësore, nuk ka asnjë arsye që ne të arrestohemi, "tha një protestues me ngjyrë i quajtur Paris për korrespodentin e CNN Bill Weir në fshatin Greenwich të Manhattan.

"Ju nuk shihni vjedhje, nuk shihni trazira. Fakti që po bëjnë një shtetrrethim, do të thotë po përpiqen të na kontrollojnë. Ata nuk kanë atë të drejtë të na kontrollojnë. Nëse duam të flasim , nëse duam të marshojmë, nuk kemi pse të heshtim. Ju mund të flisni. Jeta e zezë ka rëndësi. Ju nuk duhet të lejoni të sundojë epërsi e bardhë. Ne nuk kemi pse të lejojmë racizmin sistemik të fitojë më." tha ai.

Ai gjithashtu adresoi rastet e policëve që ishin pezulluar ose akuzuar për forcë të tepruar gjatë protestave në të gjithë vendin këtë javë të kaluar.

"Kjo po ndodh vetëm për ne," u shpreh Paris. "Nëse nuk do të kishte këtë lloj shqetësimi, kjo nuk do të ndodhte fare Ata po na dëgjojnë sepse gjëra të tilla ndodhin në mes të Manhatanit, ku mijëra  e mijëra njerëz nuk kanë pse të qëndrojnë më përpara për padrejtësi ".

SHBA është përfshirë nga protesta të dhunshme pas vdekjes së njeriut me ngjyrë George Floyd. Ai u ndalua nga autoritetet meakuzën e përdorimit të lëndëve narkotike dhe prishjen e qetësisë publike, e humbi jetën teksa një efektiv i vuri këmbët në fyt për disa minuta duke i bllokuar frymëmarrjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat