​Trump: Zvogëlim i ndjeshëm të trupave amerikane në Gjermani - Bota Sot
​Trump: Zvogëlim i ndjeshëm të trupave amerikane në Gjermani

Amerika

​Trump: Zvogëlim i ndjeshëm të trupave amerikane në Gjermani

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 10:27
Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi se do të reduktonte numrin e ushtarëve amerikanë të dislokuar në Gjermani duke dhënë përshtypjen se po përdor sigurinë evropianë si një instrument në negociatat tregtare me Berlinin.

Trump theksoi për shtypin se 52.000 ushtarë amerikanë ishin të dislokuar aktualisht në Gjermani, vendndodhja kryesore e forcave amerikane të NATO-s.

“Kjo është një kosto e madhe për SHBA-në. Ne do ta zvogëlojmë numrin dhe do ta çojmë në 25.000”, shtoi ai.

Numri i ushtarëve të dislokuar në mënyrë permanente në Gjermani ka qenë 34 674 në mars të 2020, sipas shifrave zyrtare nga Pentagoni.

Por, kjo shifër u rrit në 52 000 gjatë manovrave të planifikuara ushtarake.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat