Dy vëllezër u burgosën gabimisht për 24 vjet, dëmshpërblehen me rreth 4 milion dollarë - Bota Sot
Dy vëllezër u burgosën gabimisht për 24 vjet, dëmshpërblehen me rreth 4 milion dollarë

Amerika

Dy vëllezër u burgosën gabimisht për 24 vjet, dëmshpërblehen me rreth 4 milion dollarë

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:24
Eric Simmons dhe Kenneth “JR” McPherson

Dy vëllezërit nga SHBA, Eric Simmons dhe Kenneth “JR” McPherson  do të dëmshpërblehen me rreth 4 milion dollarë. Së fundmi është zbuluar se dy vëllezërit ishin dënuar pa të drejtë dhe kishin vuajtur  24 vjet në burg. Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Anthony Wooden në Baltimore në vitin 1995.

Organizata Innocence Project dëshmoi se në momentin e krimi, dy vëllezërit kanë qenë në vende të tjera. Sipas kësaj organizate policia kishte ndikuar që një grua të dëshmonte kundër dy vëllezërve.  Përveç kësaj, ishte raportuar se policia kishte detyruar edhe një fëmijë 13-vjeçar që t’i akuzonte vëllezërit në fjalë.

Dy vëllezërit, Simmons dhe McPherson janë liruar që nga 2019, ndërkohë, në një deklaratë për Washington Post, Eric Simmons ka thënë se gjatë kohës në burg kanë humbur të ëmën. Ai ka theksuar se janë mirënjohës për dëmshpërblimin, por ka shtuar se kjo nuk do ta kthejë kohën e kaluar prapa grilave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat