Amerika latine, tashmë më shumë raste me COVID-19 se Europa

Amerika

Amerika latine, tashmë më shumë raste me COVID-19 se Europa

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:09
Amerika latine

Amerika Latine tashmë ka kaluar Europën për numër personash të infektuar, me 2.7 milionë.

Brazili ka pasur një rritje të fortë në javët e fundit, por edhe Peruja, Kili e Kolumbia.

Peruja dhe Kili po i afrohen shifrës 300 mijë, ndërkohë që të vdekurit janë 10 mijë në Peru dhe 6000 në Kili. Kolumbia ka më shumë se 100 mijë raste dhe 3700 vdekje.

Në Brazil, presidenti Bolsonaro vazhdon të të ketë një qasje më të lehtë ndaj coronavirusit. Edhe pse e miratoi ligjin që detyron mbajtjen e maskave në transport publik, ai vendosi veton për mbajtjen e maskave në kisha, shkolla, dyqane e fabrika. Veç kësaj, pengoi edhe detyrimin ligjor që i bënte bizneset të ofronin maska për stafin e tyre.

Brazili ka pasur më shumë se 61.500 të vdekur dhe 1.5 milionë të infektuar, duke u renditur kështu vendi i dytë më i prekur në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat