Kalonte vijat e bardha duke mbajtur për dore të bijën 6-vjeçe, qëllohet për vdekje burri në Bronx – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka - Bota Sot
Kalonte vijat e bardha duke mbajtur për dore të bijën 6-vjeçe, qëllohet për vdekje burri në Bronx – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika

Kalonte vijat e bardha duke mbajtur për dore të bijën 6-vjeçe, qëllohet për vdekje burri në Bronx – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 14:23
Pamje nga video

Një video rrëqethëse shfaq momentin kur një burrë vritet derisa po kalonte rrugën në Bronx të Nju Jorkut – e tërë kohën e mbante për dore vajzën 6-vjeçe, raporton CNN.

Videoja është shpërndarë nga Rodney Harrison, polic nga Nju Jorku, kurse në të shihet Anthony Robinson, 29-vjeç i cili kalon rrugën në vija të bardha.

Derisa e mbante të bijën për dore, Robinson shikon një veturë të zezë e cila ndalë shpejtësinë pranë tij, duke dashur të sigurohet nëse shoferi do të lëviz në drejtim të tij.

Megjithatë, shoferi vazhdon të lëviz pranë tij dhe bijës që po kalonin rrugën. E në fund të vijave të bardha, Robinson kthehet kah e bija dhe i thotë diçka duka ia kthyer shpinën veturës.

Në atë moment sulmuesi nxjerr revolen jashtë dritares dhe e qëllon, duke e goditur për vdekje. E kur Robinson rrëzohet në rrugë, bija e tij e pushtuar nga frika fillon të vrapojë.

Ai është shpallur i vdekur në vend të ngjarjes, kurse vrasja e tij është një nga tetë që kanë ndodhur në qytet gjatë vikendit të kaluar.

Në anën tjetër, policia ende nuk ka arritur të arrestoj askënd lidhur me këtë vrasje të tmerrshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat