Kompania amerikane deklaroi se vaksina e saj prodhoi antitrupa kundër Covid-19

Amerika

Kompania amerikane deklaroi se vaksina e saj prodhoi antitrupa kundër Covid-19

Nga: F.B Më: 5 gusht 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Kompania "Novavaks" ka kumtuar se vaksina e saj eksperimentale kundër virusit Corona ka prodhuar antitrupa. Sipas të dhënave të hulumtimit të vogël klinik në fazën e hershme, rezulton se vaksina është e sigurt, ka njoftuar Rojters transmeton “RTS” dhe “Bota Sot”.

Kompania është e specializuar për bio-teknologji dhe ka selinë në Merilend, pas këtij hulumtimi ka kumtuar se kandidati i saj për vaksinë, "NVKS-KoV2373", ka prodhuar shumë nivele t antitrupave, të cilët janë gjetur tek pacientët që e kanë tejkaluar covid-19, transmetoi Rojters.

Shtesa e substancës të krijuar për të rritur përgjigjen imunologjike të trupit, ka rritur efektin e vaksinën, ka njoftuar kompania.

Drejtori i hulumtimit në këtë kompani Gregori Glen ka thënë për agjensionin britanik të lajmeve se kompania së shpejti do të filloj me hulumtimin klinik shumë më të gjerë në fazën e mëvonshme dhe potencialisht do të mund të grumbulloj të dhëna të mjaftueshme që të marr lejen për regjistrim qysh në dhjetor.

"Novavaks" nga qeveria amerikan ka marr rreth 1.6 miliardë dollarë për të krijuar vaksinën kundër Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat