Risi historike: Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente të SHBA

Amerika

Risi historike: Joe Biden zgjedh Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente të SHBA

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 09:07
Kamala Harris

Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden futet në fushatën zgjedhore kundër presidentit, Donald Trump me senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris si kandidate për zëvendëspresidente.

Për një kohë të gjatë Joe Biden ngurroi në zgjedhjen e politikanes zëvendëse të tij në rast të fitores së zgjedhjeve presidenciale. Tanimë, siç pritej, ai vendosi për senatoren nga Kalifornia, Kamala Harris, siç e bëri vetë të ditur në Twitter. "Kam nderin të bëj të ditur, zgjedhjen e Kamala Harris, një luftëtare e patrembur për njerëzit e thjwshtë dhe një nga shërbyeset më të mira publike të vendit- si "Running Mate".

Risi historike

Me këtë për herë të parë një grua jo e bardhë qëndron në krah të kandidatit për president të SHBA. 55 vjeçarja ka qenë vetë më parë pjesë e garës për kandidaturën si presidente dhe ish-prokurore. Vajza e prindërve nga Xhamajka dhe India konsiderohet si luftarake, gjë që shihet me sy të mirë në fushatën zgjedhore tek kandidatët zëvendës.

Kamala Harris është amerikanja e dytë me ngjyrë në histori që është zgjedhur në senatin amerikan. Ajo bën pjesë tek politikanet më të njohura me ngjyrë në SHBA. Në fushatën e saj për t'u zgjedhur kandidate për presidente ajo premtoi, se dëshiron të bashkojë vendin.

Një ekip i mirë?

Image
Debati për zgjedhjen e kandidatëve presidencialë me Joe Biden në CNN

Marrëdhënia e saj me Joe Biden konsiderohet si e mirë, megjithëse gjatë garës për kandidatë për presidentë ata janë përplasur disa herë. Si prokurore e përgjithshme ajo ka punuar ngushtë me djalin e Joe Bidenit, Beau, së bashku ata u matën me bankat e mëdha, mbështetën popullin punëtor dhe mbrojtën gratë dhe fëmijët nga keqpërdorimi, u shpreh Biden. "Kam qenë atëherë krenar dhe jam tani krenar, që e kam atë partnere në fushatë."

Joe Biden vetë ka qenë 8 vjet në krah të Barack Obamës si zëvendëspresident. Në mars ai bëri të ditur se si zëvendësen e tij do të zgjedhë një femër. Në kuadër të protestave mbarëkombëtare kundër racizmit në SHBA presioni ndaj tij për të zgjedhur një kandidate jo të bardhë u rrit.

Qëndrimi i Donald Trumpit

Edhe presidenti amerikan është shprehur më parë për këtë. Sipas tij vendimi që herët i rivalit të tij, Joe Biden për të pasur një grua në krah si zëvendëspresidente përmban rreziqe. "Unë do të kisha tendencën të zgjidhja një rrugë tjetër", ka thënë 74 vjeçari të martën në një intervistë për radion Fox Sports. "Disa do të thonin, se burrat do të ndjehen të fyer nga kjo. Disa do thonë se është në rregull./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat