10 vjeçarja hyri në mësim online, i dashuri ia vret nënën para syve

Amerika

10 vjeçarja hyri në mësim online, i dashuri ia vret nënën para syve

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 07:44
Donald J.Williams, Maribel Rosado-Morales

Një nxnënëse 10-vjeçare në Florida hyri në platformën online Zoom në ditën e parë të mësimit virtual kur nëna e saj u vra nga ish-i dashuri brenda shtëpisë.

Sherifi i policisë tha se 27-vjecari Donald J.Williams qëlloi dhe vrau ish-të dashurën Maribel Rosado-Morales, 32 vjece, para syve të 6 fëmijëve të saj në orën 8 të mëngjesit të së martës.

Një nga vajzat e Rosado-Morales, një studente e Warfield Elementary, ishte në lidhje live me shokët e saj të klasës për një mësim virtual atë mëngjes kur dëgjoheshin të bërtiturat brenda në shtëpi.

Kjo ngjarje bëri që mësuesja të ndalonte zërin e nxënëses pasi e kuptoi se po ndodhte dicka që nxënësit e tjerë nuk duhet ta dëgjonin apo ta shihnin. Pas pak minutash, mësuesja pa 10-vjecaren me duart mbi kokë teksa shpërtheu nën lot.

Ishte momenti kur Williams qëlloi ndaj saj, por pamja nuk ishte e hapur për mësuesen apo nxënësit e tjerë. Është ende e paqartë arsyeja që shkaktoi këtë ngjarje të rëndë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat