SHBA-ja ka më shumë se 6,1 milionë raste me coronavirus

Amerika

SHBA-ja ka më shumë se 6,1 milionë raste me coronavirus

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 08:21
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh në botë sa i përket rasteve me coronavirus.

Sipas raportimit të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka të paktën 6,125,916 raste të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu është bërë e ditur se të paktën 186,185 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN.

Deri më tani, Johns Hopkins ka raportuar 12,406 raste të reja dhe 465 vdekje brenda 24 orëve të fundit.

Ndryshe, 26.1 milionë njerëz në botë janë të infektuar me virus gjersa mbi 864 mijë njerëz kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat