Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner viziton Lindjen e Mesme

Amerika

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner viziton Lindjen e Mesme

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:43
Jared Kushner.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, do të udhëtojë në Arabinë Saudite dhe Katar këtë javë mes tensioneve në rritje në rajon pas vrasjes së shkencëtarit të lartë bërthamor të Iranit pranë Teheranit nga sulmues të panjohur.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më 29 nëntor se Kushner do të takohet veçmas me Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman në qytetin saudit Neom dhe me emirin e Katarit.

Deklarata tha se Kushner - i cili është gjithashtu është dhëndri i presidentit, Donald Trump - do të shoqërohet nga të dërguarit e Lindjes së Mesme, Avi Berkowitz dhe Brian Hook.

Adam Boehler, shefi i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA, do të jetë gjithashtu pjesë e delegacionit.

Kushner dhe ekipi i tij kanë ndihmuar në negocimin e marrëveshjeve të normalizimit midis Izraelit dhe Bahrejnit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Sudanit gjatë këtij viti.

Zyrtarët e administratës amerikane thanë se ekipi po përpiqet të arrijë më shumë marrëveshje të tilla para se mandati i Trumpit të përfundojë më 20 janar.

Arabia Saudite e banuar me myslimanë sunitë, është një rivale e ashpër e Iranit të udhëhequr nga shiit-ët. Të dyja vendet luftojnë për ndikim në Lindjen e Mesme.

Shkencëtari bërthamor iranian, Mohsen Fakhrizadeh, u vra në një pritë pranë Teheranit më 27 nëntor, në një sulm që kërcënon të përshkallëzojë tensionet midis Iranit dhe në anën tjetër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Presidenti iranian, Hassan Rohani, më 28 nëntor akuzoi Izraelin se po vepron si një "mercenar" i Shteteve të Bashkuara.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, të cilin shumë e konsideruan si një përpjekje për të ngadalësuar përparimin e Iranit drejt zhvillimit të armëve bërthamore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat