Musk: Gabova që shpenzova 500 milionë dollarë për të mbështetur republikanët

Amerika

Musk: Gabova që shpenzova 500 milionë dollarë për të mbështetur republikanët

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 11:24
Miliarderi amerikan Elon Musk

Miliarderi amerikan Elon Musk tha se ndihet “mjaft budalla” që shpenzoi gati 500 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët republikanë në zgjedhjet e mesit të mandatit për në Kongres, në të cilat Partia Republikane humbi ndaj Demokratëve.

Gjatë një video-thirrjeje në një aktivitet të organizuar nga New York Times, Musk shpjegoi se qëllimi i tij ishte që republikanët të mbanin kontrollin e Senatit, por Partia Demokratike prapëseprapë fitoi shumicën.

Falë fitores së Mary Peltoli-t në Alaska demokratët fituan 56 vende në Senat, krahasuar me 44 vende për republikanët.

” Ndihem shumë budalla që shpenzova kaq shumë para dhe nuk mora shumë në këmbim. Ose ndoshta pa atë kontribut, gjërat do të kishin qenë shumë më keq. Por padyshim, paratë nuk janë gjithçka në zgjedhjet amerikane “, tha Musk.

Ai shtoi se investimet e mëdha në fushatën zgjedhore mund të kenë një ndikim relativisht të vogël.

“Nëse do të mund të kthehesha pas në kohë, ndoshta do të kisha shpenzuar më pak para”, tha Musk, duke shtuar se nuk u përfshi shumë personalisht në fushatë sepse ishte i përqendruar në zhvillimin e SpaceX dhe Tesla.

Mask vlerësoi gjithashtu se nuk është mirë kur një parti politike ka një shumicë të tepruar , duke theksuar rëndësinë e një sistemi kontrolli të ndërsjellë dhe ekuilibri të pushtetit.

Duke folur për pikëpamjet e tij politike, Musk tha se e konsideron veten mjaft të moderuar dhe nuk mbështet qëndrime ekstreme politike.

“Unë nuk jam një MAGA dhe nuk jam as i sigurt se çfarë do të thotë saktësisht ky term. Por nëse kjo do të thotë pranim pa kritika i një sërë politikash të Partisë Republikane, atëherë ky sigurisht nuk është rasti im”, tha Musk.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat