COVID-19 ka marrë mbi 267 mijë jetë në SHBA

Amerika

COVID-19 ka marrë mbi 267 mijë jetë në SHBA

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Ka 13 milionë e 457 mijë e 294 persona në SHBA që janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus.

Sipas John Hopkins University deri më tani në këtë shtet ky virus ka marrë 267 mijë e 438 jetë.

Vetëm në 24 orët e fundit atje janë shënuar 73 mijë e 974 raste me 565 jetë të humbura.

Në të dhëna përfshihen 50 shtetet e SHBA-së, Distrikti i Kolumbisë dhe territore tjera, sikurse edhe rastet e riatdhesuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat