Trazira në rrugët e Uashingtonit – përplasje midis mbështetësve të Trumpit dhe Antifa

Amerika

Trazira në rrugët e Uashingtonit – përplasje midis mbështetësve të Trumpit dhe Antifa

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 17:29
Foto

Përplasjet shpërthyen në Olimpia, kryeqyteti i shtetit federal të Uashingtonit, midis mbështetësve të presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe anëtarëve të Antifa.

Pamjet janë postuar në rrjetet sociale që tregojnë mbështetësit e republikanit duke rrahur anëtarët e Antifa, një organizatë e majtë që ka qenë e pranishme në shumë protesta në Amerikë.

Gjithashtu u raportua për një të shtënë dhe pamjet tregojnë se disa nga pjesëmarrësit kishin armë në duar.

Policia tha se ata arrestuan një person, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri gjatë trazirave.

Gjatë konfliktit, një grup protestuesish të maskuar hodhën gaz lotsjellës në drejtim të policisë.

Pas ndërhyrjes së policisë, situata u qetësua, dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë mbetën në detyrë në rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat