Kongresi shtyn afatin për arritjen e kompromisit për një paketë ndihmash për pandeminë

Amerika

Kongresi shtyn afatin për arritjen e kompromisit për një paketë ndihmash për pandeminë

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 06:21
Ilustrim

Udhëheqësi i shumicës në Senatin amerikan, Mitch McConnell propozoi të martën që ligjvënësit të lënë mënjanë dy nga elementët më të kontestuara të ndihmës së qeverisë për koronavirusin për të kapërcyer një ngërç njëmujor mbi një raund të ri ndihmash financiare të Kongresit për të trajtuar pasojat ekonomike të pandemisë.

"Pse nuk i lëmë mënjanë dy çështjet padyshim më të debatueshme?" McConnell u tha gazetarëve, duke iu referuar mbrojtjes nga përgjegjësitë e COVID-19 për bizneset dhe ndihmës për qeveritë shtetërore dhe ato lokale.

“Ne e dimë se do të përballemi me një kërkesë tjetër pas ditës së parë të vitit tjetër. Ne do të merremi me këto çështje dhe do të miratojmë ato për cilat do të biem dakord", tha senatori republikan nga Kentaki.

Image
Senate Majority Leader Mitch McConnell

Republikanët kanë këmbëngulur që çdo legjislacion i ri të përfshijë mbrojtje nga përgjegjësia. Ata argumentojnë se një mburojë e njëhershme nga proceset gjyqësore është e nevojshme që bizneset, shkollat dhe kishat të rihapen në mënyrë të sigurt pa patur frikë nga dëmi financiar (që mund t’u shkaktohet atyre nga paditë). Ndërkohë, demokratët kanë argumentuar për planin e tyre të ndihmës prej 2.4 trilionë dollarësh që përfshin ndihmë shumë më të drejtpërdrejtë për shtetet dhe qeveritë lokale sesa parashikohet në propozimin republikan.

Udhëheqësi i pakicës në Senat, demokrati nga Nju Jorku, Chuck Schumer tha se oferta e senatorit McConnell do të rrezikonte mirëqenien e punonjësve të urgjencës të cilët janë më të ekspozuar ndaj kërcënimit të koronavirusit duke kufizuar rëndë fondet për pagat e tyre.

Image
U.S. Senate Democratic Leader Chuck Schumer (D-NY)

Çdo guvernator dhe kryebashkiak në të gjithë vendin ka luftuar për të ruajtur vendet e punës së këtyre njerëzve dhe McConnell po tërheq rrogozin nën këmbët e tyre", tha senatori Schumer para gazetarëve të martën. "Procesi i pushimit nga puna të një punonjësi të shtetit ose qeverisë lokale, nuk duhet jetë i ndryshëm nga ai i pushimit nga puna të një punonjësi nga një biznes i vogël."

Duke marrë parasysh që kanë mbetur vetëm disa ditë nga seancat e këtij viti, ligjvënësit amerikanë i kanë blerë vetës edhe një javë kohë për të negociuar një raund të dytë ndihmash për koronavirusin.

Kongresi pritet të miratojë një projektligj për të financuar shpenzimet qeveritare për shtatë ditë të tjera më vonë këtë javë. Fondet aktuale të qeverisë mbarojnë më 11 dhjetor. Ligjvënësit ka të ngjarë të lidhin çdo marrëveshje mbi ndihmën e koronavirusit me një zgjatje më afatgjatë të fondeve qeveritare për të përfunduar punën në mënyrë që ata të mund të largohen nga Uashingtoni para pushimit për festat e fundvitit dhe të fillojnë punimet në një Kongres të ri në fillim të vitit të ardhshëm.

Image
Presidenti i SHBA-se, Joe Biden
 

Presidenti i zgjedhur demokrat Joe Biden ka thënë se çdo ndihmë e negociuar në dhjetor do të ishte "një paradhënie" për më shumë ndihmë që mund të miratohej nga Kongresi i ri kur ai të marrë detyrën më 20 janar.

Ligjvënësit kanë hasur në një ngërç në lidhje me një raund të ri të ndihmave, pasi numri i infeksioneve të koronavirusit është rritur në më shumë se 200,000 raste në ditë në javët e fundit. Shumë qytete dhe shtete po rivendosin kufizimet për të kontrolluar të ashtuquajturën valë të tretë të infeksioneve të koronavirusit, duke rrezikuar përparimet ekonomike të bëra pjesërisht nga miratimi dypartiak i paketës financiare Akti i Kujdesit me vlerë 3 trilionë dollarë më parë këtë vit.

Disa dispozita kryesore të paketës së fundit të ndihmës financiare pritet të skadojnë në fund të dhjetorit, duke përfshirë sigurimin e shtuar të papunësisë për 12 milionë njerëz, lehtësimin për huatë studentore dhe mbrojtjen nga dëbimi për mospagim të qirasë, duke shpëtuar strehimin e rreth 40 milionë njerëzve gjatë muajve të ftohtë të dimrit.

Në një shtytje për një paketë të dytë të madhe financiare, Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë demokrate miratoi Aktin Heronjtë me vlerë 3.3 trilionë dollarë në qershor. Por zoti McConnell dhe republikanët e tjerë të Kongresit kanë kritikuar propozimin e demokratëve si tepër të lartë dhe ata kanë argumentuar për një pako financiare më të vogël.

Një grup dypartiak i senatorëve propozoi një paketë të re ndihmash me vlerë 908 miliardë dollarë javën e kaluar. Disa ligjvënës republikanë i kanë kërkuar gjithashtu Presidentit Donald Trump të nënshkruajë vetëm legjislacionin që përfshin një raund të ri të ndihmash financiare për amerikanët që janë në vështirësi. Si rezultat i miratimit të Aktit të Kujdesit, shumë amerikanë morën çeqe deri në 1,200 dollarë për të kompensuar pagat e humbura për shkak të mbylljeve të shkaktuara nga pandemia. Edhe demokratët e kanë mbështetur këtë propozim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat