Nashvill goditet nga një shpërthim i qëllimshëm

Amerika

Nashvill goditet nga një shpërthim i qëllimshëm

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:44
Foto Ilustrim

Shpërthimi për të cilin është raportuar të premten në Nashvill, Tenesi besohet se ka qenë i qëllimshëm dhe lidhet me një makinë, ka thënë policia.

Tre persona janë dërguar në spital, ka thënë departameti i zjarrfikësve, mirëpo asnjëri nuk është i plagosur rëndë.

Tymi është ngritur në qendër të qyteti Nashvill, pas shpërthimit që ka ndodhur në mëngjesin e së premtes.

Hetuesit e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) dhe Byroja e Alkoolit, Duhanit, Armëve të zjarrit dhe Shpërthyesve janë në skenën e sulmit.

Ende nuk është raportuar për viktima.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se trupat policore janë informuar për të shtëna me armë zjarri.

Kur ekipi për bomba ka arritur në skenë, zyrtarët kanë gjetur një makinë të dyshimtë, e cila më vonë ka shpërthyer.

Policia ka thënë se ende nuk është e qartë nëse dikush ka qenë brenda makinës në kohën e shpërthimit.

Presidenti amerikan, Donald Trump është njoftuar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat