Gjenden dy bomba në Uashington, njëra në Kongres

Amerika

Gjenden dy bomba në Uashington, njëra në Kongres

Më: 6 janar 2021 Në ora: 23:12
Kaosi në SHBA

Të paktën dy bomba të dyshuara janë gjetur në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit.

Njëra prej bombave u gjend në një ndërtesë të zyrave të Komitetit Kombëtar Republikan dhe një në kompleksin e Capitol Hillit të SHBA-së, tha një zyrtar federal për zbatimin e ligjit për CNN-in.

Zyrtari tha se këto ishin pajisje të vërteta shpërthyese dhe ato u hodhën në erë për t’u bërë të sigurt.

Ndërkohë, mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë dhe kanë shkaktuar trazira në Capitol Hill.

Madje, një grua është plagosur në qafë pas të shtënave me armë gjersa shumë policë dhe protestues janë lënduar.

Tashmë Trump dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden kanë bërë thirrje për qetësi dhe largimin e protestuesve në Kongresin Amerikan.

Ndryshe, ky i fundit është dashur që gjatë ditës së sotme të legjitimonte fitoren e demokratit, Biden.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat