SHBA shënon mbi 1 mijë e 400 vdekje ditore nga COVID-19

Amerika

SHBA shënon mbi 1 mijë e 400 vdekje ditore nga COVID-19

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 09:12
SHBA

SHBA vazhdon me shifra të larta të infeksioneve dhe vdekjeve ditore nga koronavirusi.

Shtetet e Bashkuara raportuan 86,646 raste të reja me Covid-19 dhe 1,465 vdekje shtesë të lidhura me virusin të hënën, sipas një vlerësimi nga Universiteti Johns Hopkins, raporton CNN.

Kjo e rrit numrin e përgjithshëm kombëtar në të paktën 27,094,014 infeksione dhe 464,941 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat