Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në SHBA

Amerika

Ulet numri i viktimave dhe rasteve të reja me koronavirus në SHBA

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 09:23
Ilustrim

Rastet, shtrimet në spital dhe vdekjet nga koronavirusi kanë pësuar rënie në Shtetet e Bashkuara, tha të premten Dr. Rochelle Walensky, drejtoreshë e Qendrave të SHBA.-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Ne vazhdojmë të shohim një rënie në 5 javët e fundit në rastet me Covid, në 69% në mesataren shtatë-ditore që kur arriti kulmin në 11 janar,” tha Walensky në një konferencë për shtyp të Shtëpisë së Bardhë.

“Mesatarja e tanishme shtatë ditore me rreth 77,000 raste është më e ulta e raportuar që nga fundi i tetorit, por akoma më e lartë se verën e  kaluar,” shtoi ajo.

Mesatarja shtatë ditore e shtrimeve spital që nga 16 shkurt ishte 7,200, – një rënie prej 56% që nga 9 janari.

“Të dhënat më të fundit tregojnë se numri i viktimave  ka rënë në mënyrë modeste, në një mesatare prej afërsisht 2,700 në ditë,” shtoi Walensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat