SHBA jep më tepër se 3 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në ditë

Amerika

SHBA jep më tepër se 3 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 në ditë

Më: 5 prill 2021 Në ora: 10:29
Foto Ilustrim

Rreth 165 milionë doza të vaksinës Covid-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara të Dielën nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

CDC raportoi 165,053,746 doza totale janë përdorur deri më tani – rreth 79% të 207,891,295 doza të dorëzuara.

Kjo është rreth 3.4 milionë doza më shumë se në 24 orët e mëparshme, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 3.1 milionë doza në ditë.

Rreth 32% e popullsisë – 106 milionë njerëz – kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, dhe 18.5% e popullsisë – rreth 61 milion njerëz – janë vaksinuar plotësisht.

Të dhënat e botuara nga CDC mund të vonohen dhe dozat mund të mos jenë dhënë në ditën e raportuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat