Shtëpia e Bardhë: Jo pasaportë federale vaksinimi antiCOVID-19

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Jo pasaportë federale vaksinimi antiCOVID-19

Më: 6 prill 2021 Në ora: 23:15
Jen Psaki

Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se nuk do të vendosë një pasaportë shëndetësore për amerikanët për të treguar se ata janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa shtoi se sektori privat ishte i lirë të vazhdonte me idenë.

“Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, shtoi ajo në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që tregon se një individ është vaksinuar kundër COVID-19, në mënyrë që të lehtësojnë rifillimin e tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve.

Sidoqoftë, ideja ka ngritur kritika dhe shqetësime të forta në lidhje me diskriminimin e mundshëm dhe mbrojtjen e të dhënave private./Atsh

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat