Venezuela pagoi miliona dollarë për të marrë vaksina përmes COVAX

Amerika

Venezuela pagoi miliona dollarë për të marrë vaksina përmes COVAX

Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

 Venezuela ka paguar 64 milion dollarë, gjysmën e shumës së kërkuar, për dozat që është vendosur të marrë përmes programit global COVAX, njoftoi nënkryetari Delcy Rodriguez të shtunën në televizionin shtetëror.

"Ju e dini që mekanizmi COVAX kërkon një paradhënie - Venezuela madje ka dyfishuar paradhënien e kërkuar," tha Rodriguez, duke shtuar se qeveria kishte depozituar "59.2 milion franga zvicerane në llogaritë e GAVI", një bashkë-udhëheqës i programit COVAX që kërkon të përmirësojë aksesin e vendeve me të ardhura të ulëta ndaj vaksinave, raporton Reuters.

Rodriguez nuk specifikoi se çfarë fondesh përdori qeveria për të paguar për vaksinat.

Në muajt e fundit qeveria ka zhvilluar bisedime me udhëheqësit e opozitës për të marrë vaksinat përmes programit COVAX duke përdorur fonde të ngrira në Shtetet e Bashkuara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat