Tentoi të thyente rekordin botëror Guinness, vdes 28-vjeçari

Amerika

Tentoi të thyente rekordin botëror Guinness, vdes 28-vjeçari

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 06:53
Daredevil Alex Harvill

Një 28-vjeçar ka humbur jetën teksa po përpiqej të ushtrohej për një kërcim me motor.

Daredevil Alex Harvill, i cili jetonte në Ephrata, Washington, SHBA, shpresonte të thyente rekordin e një kërcimi prej 351 metrash.

Ai po përpiqej të thyente rekordin e vendosur nga Robbie Maddison i Australisë më 29 mars të vitit 2008, sipas Rekordeve Botërore të Guinness.

Gjykatësi i Qarkut Grant, Craig Morrison iu shprehu ngushëllime të afërmve të viktimës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat