Shuma të majme për shtëpinë në mes të projektit të madh

Amerika

Shuma të majme për shtëpinë në mes të projektit të madh

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 19:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një shtëpi e vogël me një familje qëndron në mes të një projekti të madh ndërtimi në Coral Gables, Florida.

Sipas medieve të huaja, zhvillimi tregtar prej 600 milionë dollarësh është më i madhi në historinë e qytetit.

Pronari i shtëpisë thotë se shtëpia e tij ka vlerë sentimentale të paçmuar dhe se ai nuk do ta shesë atë, pa marrë parasysh zhurmën, rrënojat ose çmimin.

Duke folur për çmimin, pronarit Orlando Capote iu është ofruar shumë dhe shumë herë për shitjen e kësaj shtëpie.

“Shtëpia është sikurse shpirti im. Pra, çfarë dobie ka ta shesësh shpirtin për të gjitha paratë në botë”, u shpreh ai.

Për 6 vitet e fundit, Capote ka refuzuar më shumë se 60 oferta për ta shitur shtëpinë tek zhvilluesit, te agjentët e pasurive të patundshme, të cilët kanë bërë oferta deri në 900 mijë dollarë për shtëpinë me dy dhoma gjumi, dy banjo dhe është rreth 120 metra katror. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat