Amerika e Veriut përjetoi qershorin e saj më të ngrohtë të regjistruar, sipas programit të BE-së për vëzhgimin e Tokës, raporton BBC.
Kjo nuk do të jetë surprizë duke pasur parasysh temperaturat e larta të paprecedenta të regjistruara kohët e fundit gjatë valës së nxehtësisë që goditi Kanadanë dhe pjesë të SHBA-së.
Por banorët e Mbretërisë së Bashkuar mund të tronditen kur mësojnë se pavarësisht shiut dhe reve që provuan, ishte qershori i dytë më i ngrohtë i regjistruar për Evropën.
Gjithashtu muaji qershori ishte muaji i katërt më i ngrohtë i regjistruar në të gjithë botën.