Rriten sërish infektimet në SHBA, 571 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Amerika

Rriten sërish infektimet në SHBA, 571 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 18:48
SHBA

Tashmë mund të thuhet se edhe Shtetet e Bashkuara po kalojnë një tjetër valë përhapjeje të koronavirusit, që ushqehet nga varianti i ashpër Delta. 24-orëshi i fundit shënoi një rekord të ri infektimesh prej gati 150 mijë rastesh në një ditë, shifra më e lartë e 6 muajve të fundit. Edhe vdekjet ditore kanë pësuar një rritje të lehtë këto ditë. Florida është vala e kësaj vale.

Numri i viktimave si pasojë e Covid-19 në SHBA është rritur në 614 mijë e 329, prej të cilëve 571 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i infektimeve deri më tani ka shkuar në 35,243,495.

Kalifornia është vendi më i goditur në SHBA, me mbi 3.99 milionë raste të konfirmuara dhe 64.598 viktima.

Në SHBA deri më tani mbi 192,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165,8 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në Britaninë e Madhe, infektimet ditore janë më tepër se përgjysmuar, krahasuar me kulmin e valës së shkaktuar nga Delta të arritur më 17 Korrik. Vdekjet kanë tendencë rritjeje por jo shumë të lartë. Infektimet ditore janë të qëndrueshme në gjithë Europën, ku ashtu si në Britaninë e Madhe vaksinimi rezulton të ketë dhënë efekte shumë pozitive në mbajtjen nën kontroll të rasteve të reja.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë së lajmeve AFP, 1 në 2 persona në vendet e Bashkimit Europian është vaksinuar.

Vendi që kryeson listën e vaksinimit është Malta, ku injeksionin e ka marrë 77% e popullsisë. Mes vendeve kryesore të unionit, Italia ka nivelin më të lartë të imunizimit të popullatës me mbi 60%. E fundit është Bullgaria që ka arritur të imunizojë vetëm 14% të banorëve. Në rënie janë edhe infektimet në Rusi, por pranë niveleve rekord janë vdekjet, ku këtë të Mërkurë u raportua për 790 të vdekur të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat