SHBA: 486 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Amerika

SHBA: 486 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 19:14
SHBA

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 614 mijë e 815, prej të cilëve 486 kanë vdekur në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 35 milionë e 335 mijë e 990.

SHBA radhitet e para në botë për nga numri i të infektuarve.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4 milion raste të konfirmuara dhe 64 mijë e 620 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 192,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 165 milionë dozën e dytë.

Qendra amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka njoftuar se 70 për qind e popullatës së rritur në SHBA ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat