Trump braktiset nga mbështetësi “më i flaktë”

Amerika

Trump braktiset nga mbështetësi “më i flaktë”

Më: 4 shtator 2021 Në ora: 19:54
Jacob Anthony Chansley u shndërrua në imazhin e revoltës së Capitol të 6 janarit të këtij viti.

Me lëkurë ariu, brirë mbi kokë dhe ngjyrat e flamurit amerikan në fytyrë, Jacob Anthony Chansley u shndërrua në imazhin e revoltës së Capitol të 6 janarit të këtij viti.

Por, prej tetë muajsh, mbështetësi i Donald Trump dhe i teorisë së ish-Presidenti amerikan po luftonte në mënyrë të fshehtë kundër një force okulte e satanike që ka zaptuar Amerikën, ndodhet në paraburgim.

Ai u shpall fajtor të premten, ndërsa në nëntor do të mësohet dënimi me burg që do t’i jepet, ku rrezikon deri në 5 vite.

Jacob, njohur edhe si “QAnon Shaman”, sipas emrit të teorisë konspirative që flet për luftën misterioze të Donald Trump u shpall fajtor për pengim të hetimeve dhe zbardhjes së të vërtetës, ndërsa gjatë procesit nuk u provua se ai vetë u përfshi në krime më të rënda gjatë revoltës.

Avokati i tij tha se klienti ishte një njeri që gëzonte shëndet të plotë mendor dhe kërkoi pafajësinë, duke pretenduar se sot Jacob ka hequr dorë si nga teoria konspirative, ashtu edhe nga mbështetja për Donald Trump.

Rreth 600 persona janë arrestuar, gjykuar dhe në gjykim e sipër për trazirat në Capitol, ku dhjetra mbështetës të Donald Trump hynë në hollet dhe zyrat e Kongresit amerikan pas thirrjes së ish-Presidentit për protesta kundër inaugurimit të Joe Biden.

Donald Trump kundërshton rezultatin e zgjedhjeve duke të nëntorit të vitit të kaluar me arsyetimin se zgjedhjet u manipuluan dhe fituesi i vërtetë i tyre ishte ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat