Kungulli me peshë gati një mijë kilogramë thyen rekord

Amerika

Kungulli me peshë gati një mijë kilogramë thyen rekord

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:10
Festivali i kungullit në Ohajo

Festivali i kungullit në Ohajo filloi me një rekord shtetëror të thyer nga një kungull gjigant që peshonte me një shumë marramendëse gati një mijë kilogramë.

Jeff Theil, nga Dillonvale, zuri vendin e parë  në Festivalin e 57-të të Kungujve “King Pumpkin”, kur kungulli i tij arriti peshën 995 kilogramë.

Theil tha se çmimin e kungullit të tij ia dedikon një miku të vdekur.

“Mora farën nga një djalë që përfundoi duke vdekur nga kanceri”, tha Theil.

“Unë i dërgova email gruas së tij kur [kungulli] ishte 50 ditësh dhe e lashë të dinte se si po shkonin gjërat dhe i thashë se nuk mund të mos mendoj se ai atje po i shtyn gjërat”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat