​Trump prezanton Truth Social, rrjeti që do të rivalizojë Facebook e Twitter

Amerika

​Trump prezanton Truth Social, rrjeti që do të rivalizojë Facebook e Twitter

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 08:15
Donald Trump

Ish -presidenti amerikan Donald Trump do të rivalizojë rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter duke hapur një të tijin.

Truth Social do të quhet media sociale e Trump, ndërsa planifikohet që të ketë edhe një shërbim abonimi me video.

Trump deklaroi se platforma e tij "do t'i rezistojë tiranisë së teknologjisë së madhe", duke i akuzuar rrjetet më të mëdha sociale se i heshtin zërat kundër Shteteve të Bashkuara.

"Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Twitter, megjithatë Presidenti tuaj të preferuar amerikan i mbyllet goja. Të gjithë më pyesin pse dikush nuk i reziston kompanive të mëdha teknologjike? Epo, ne do ta bëjmë së shpejti!", shtoi Trump.

Trump u pezullua nga rrjetet sociale si Twitter dhe Facebook pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin në janar.

Një version fillestar i Truth Social do të jetë i qasshëm për një pjesë të njerëzve ndërsa brenda tre muajve të parë të vitit të ardhshëm “do të ketë një përhapje mbarëkombëtare" thuhet në një deklaratë të Trump Media & Technology Group (TMTG) që është në pronësi të Trump.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat