Biden prezanton planin e rishikuar për shpenzime

Amerika

Biden prezanton planin e rishikuar për shpenzime

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 20:24
Presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka prezantuar një plan të rishikuar për shpenzime, duke e konsideruar atë si investim historik për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara.

“Askush nuk ka marrë çfarë ka dashur, përfshirë mua”, ka thënë ai, duke pranuar mospajtimet brenda partisë së tij për të arritur pajtueshmëri për një mori projektligjesh.

Demokratët duhet të përkrahin pothuajse në mënyrë unanime planin, për të kaluar në Kongres.

Aty përfshihen investime në infrastrukrurë, klimë dhe kujdes për fëmijët.

Partia Demokratike e Bidenit ka sugjeruar këtë javë që marrëveshja është afër, para se Biden të udhëtojë në Evropë të enjten e javës së ardhshme.

Presidenti Biden do të udhëtojë në Romë, Vatikan dhe më vonë në Skoci, për të marrë pjesë në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën.

Propozimi i ri besohet se është version i planit për shpenzime në vlerë të 3.5 trilionë dollarëve, i cili është përkrahur nga progresistët.

Biden është thënë se ka shfrytëzuar takimin e së enjtes me demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve për t’i bindur progresistët e partisë së tij se versioni i ri i planit për shpenzimet është i ngjashëm me projektligjin original.

Biden ka thënë se Shtetet e Bashkuara rrezikojnë “të humbin avantazhin si komb”.

“Diku gjatë rrugës ne i kemi ndalur investimet për veten dhe njerëzit tanë”, ka thënë ai.

“Ne nuk mund të jemi konkurrues në ekonominë globale të shekullit XXI, nëse vazhdojmë me këtë ritëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat