Tregjet e aksioneve në SHBA pësojnë rënie pas njoftimit për tarifat e reja

Amerika

Tregjet e aksioneve në SHBA pësojnë rënie pas njoftimit për tarifat e reja

Nga: A.SH. Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 15:20
Fotoilustrim

Tregjet e aksioneve në SHBA shënuan rënie pas njoftimit për vendosjen e tarifave të reja ndaj 14 partnerëve tregtarë.

Kontratat e së ardhmes për indeksin S&P 500 ranë me 2.1 për qind, ndërsa ato për Nasdaq-un pësuan rënie prej 3.2 për qind.

Edhe tregjet evropiane shënuan rënie, ndërsa rendimentet e obligacioneve mbetën më të ulëta gjatë ditës. Ndërkohë, dollari u forcua lehtë kundrejt një shporte valutash.

Tregjet e aksioneve në SHBA pritet të hapen në orën 14:30 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat