​“E do beben e saj më shumë se mua”, Trump me deklaratë të pazakontë

Amerika

​“E do beben e saj më shumë se mua”, Trump me deklaratë të pazakontë

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 13:40
Karoline Leavitt, Donald Trump

“E do beben e saj më shumë se mua.” Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë këtë koment të pazakontë për ish-zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e cila u largua nga detyra për t’iu përkushtuar familjes.

Gjatë një bisede në televizionin Fox News, Trump e vlerësoi Leavitt për punën e saj, duke thënë se zëvendësimi i saj është i vështirë.

Më pas, me humor, ai u shpreh: “Ajo e do beben e saj më shumë se mua. Kjo është e tmerrshme, por po ia kalon shumë mirë”.

Leavitt, 28 vjeçe, u largua nga posti në gusht për t’u përkushtuar ndaj dy fëmijëve të saj. Trump parashikoi gjithashtu se ajo do të bëhet një yll në televizion, transmeton oranews, përcjell KosovaPress.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat