Shkon mbi 767 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 767 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 06:12
Ilustrim

Ka shkuar mbi 767 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 521 humbjet e jetëve gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 767 mijë e 450.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 47,42 milionë, me 110.401 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5 milionë raste të konfirmuara dhe 73.404 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 228,1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 195,6 milionë dozën e dytë dhe mbi 31,4 milionë kanë marrë 3 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat