Vdekja e afrikano-amerikanit Ahmaud Arbery, pritet vendimi i jurisë

Amerika

Vdekja e afrikano-amerikanit Ahmaud Arbery, pritet vendimi i jurisë

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 16:16
Gjatë procesit të gjykimit, juria dëgjoi komentet kontradiktore lidhur me ngjarjen nga avokatët mbrojtës dhe prokurori i shtetit

Një juri e cila do të vendosë mbi fatin e tre personave të bardhë të akuzuar për vrasjen e një afrikano-amerikani, ka rifilluar diskutimet të mërkurën, pas takimit për rreth gjashtë orë të martën nga i cili nuk u arrit në një vendim.

Argumentet përfundimtare të palëve në gjyqin ndaj Gregory McMichael, djalit të tij Travis McMichael dhe fqinjit të tyre William "Roddie" Bryan përfunduan të martën. Ata akuzohen se kanë ndjekur e më pas kanë vrarë Ahmaud Arbery-n, në një qytet të Xhorxhias, në shkurt të vitit 2020.

Gjatë procesit të gjykimit, juria dëgjoi komentet kontradiktore lidhur me ngjarjen nga avokatët mbrojtës dhe prokurori i shtetit.

Përveç vrasjes dhe sulmit të rëndë, tre të pandehurit akuzohen për tentativë rrëmbimi dhe krim urrejtjeje, nën dyshimet se ata i janë vënë pas Arbery-t, nisur nga raca e tij.

Të pandehurit kanë deklaruar pafajësinë. Nëse shpallen fajtorë, ata do të përballen me burgim të përjetshëm./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat