Shkon mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 06:31
Ilustrim

Ka shkuar mbi 782 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 856 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave shkoi në 782 mijë e 106.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 135.238 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,08 milionë raste të konfirmuara dhe 74.561 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19, mbi 197,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 42 milionë kanë marrë tre doza.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat