Shkon mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 06:52
Ilustrim

Ka shkuar mbi 793 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 714 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri total i viktimave shkoi në 793 mijë e 228.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,53 milionë, me 149.457 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,12 milionë raste të konfirmuara dhe 74.911 të vdekur.

Në SHBA deri më tani rreth 237 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, 200,4 milionë dozën e dytë dhe 48,8 milionë kanë marrë 3 doza

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat