Shkon mbi 796 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 796 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 06:41
Ilustrim

Ka shkuar mbi 795 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA. Sipas universitetit John Hopkins, me 1 mijë e 117 vdekjet gjatë 24 orët e fundit numri total i viktimave shkoi në 796 mijë e 765.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 49,83 milionë, me 169.278 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,15 milionë raste të konfirmuara dhe 75.247 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 238 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 200 milionë dozën e dytë dhe 51 milionë kanë marrë tre doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat