Shkon mbi 803 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 803 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në SHBA

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 06:53
Ilustrim

Ka shkuar mbi 803 mijë numri i viktimave nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins me 1 mijë e 114 vdekjet e fundit numri total i viktimave ka shkuar në 803 mijë e 652.

Ndërkohë janë regjistruar 137.597 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm ka arritur në 50.513.437.

Me mbi 5,19 milionë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërsa vijojnë Teksasi me rreth 4,41 milionë dhe Florida me mbi 3,75 milionë. Po ashtu me 75.603 vdekje, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit të viktimave nga COVID-19 e cila ndiqet nga Teksasi me 74.897 vdekje dhe Florida me 62.191 vdekje.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA, 76,9 për qind e popullatës mbi 5-vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës ndërsa 65,1 për qind dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat