Presidenti brazilian, Bolsonaro përfundon sërish në spital

Amerika

Presidenti brazilian, Bolsonaro përfundon sërish në spital

Më: 3 janar 2022 Në ora: 17:28
Presidenti brazilian Jair Bolsonaro

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro u shtrua mbrëmë në spital për shkak të dhimbjeve.

Sipas avokatit Antonio Luis Macedo, ai ka dhimbje stomaku, ndaj është ekzaminuar për të përcaktuar nëse ka nevojë për operacion.

Rrjeti televiziv brazilian “Globo” shfaqi fotografitë e Bolsonaros duke zbritur shkallët e aeroplanit presidencial pasi ai u ul në Sao Paulo një orë e gjysmë pas mesnate, dhe më pas u transferua në spitalin “Villa Nova Star”.

Bolsonaro është shtruar disa herë në spital që kur u godit me thikë gjatë fushatës presidenciale të vitit 2018.

Ndryshe, Brazili gjatë këtij viti do të organizojë zgjedhjet dhe ai pritet t’i humb, bazuar në sondazhet e fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat