Shtyhet karnavali i Rios për shkak të rasteve me COVID-19

Amerika

Shtyhet karnavali i Rios për shkak të rasteve me COVID-19

Më: 23 janar 2022 Në ora: 08:32
Brazil

Karnavali me famë botërore i Rios i cili mbahet në Brazil javën e fundit të shkurtit është shtyrë për në muajin prill për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

Në një deklaratë pas një takimi mes kryetarit të bashkisë së Rios, Eduardo Paes dhe homologut të tij në Sao Paulo, Ricardo Nunes u theksua se paradat e karnavalit që ishin planifikuar të mbaheshin në javën e fundit të shkurtit janë shtyrë për në 21 prill.

Vendimi thuhet se është marrë për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.

Karnavali i cili ka ngjyrosur rrugët e Rios çdo vit që nga viti 1929, zhvillohej çdo vit përpara agjërimit (Kreshmës) së pashkëve të të Krishterëve katolikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat