Shkon mbi 894 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Amerika

Shkon mbi 894 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 06:57
Ilustrim

Ka shkuar mbi 894 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas universitetit John Hopkins me 3 mijë e 388 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri i viktimave shkoi në 894 mijë e 316.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 75,63 milionë, me 145.384 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,48 milionë raste të konfirmuara dhe 80.497 të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 250 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 212 milionë dozën e dytë dhe mbi 89 milionë kanë marrë 3 doza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat