I vdes vajza 11 vjeçe, nëna padit Facebook dhe Snapchat!

Amerika

I vdes vajza 11 vjeçe, nëna padit Facebook dhe Snapchat!

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:48
Selena Rodriguez

Një nënë nga Connecticut ne SHBA ngriti padi ndaj Facebook dhe Snapchat, duke i akuzuar se këto platforma ishin shkaku i vdekjes së vajzës së saj vetëm 10 vjece. Tammy Rodriguez del me pretendimin se  “dizajni me defekt, neglizhenca dhe tiparet e rrezikshme, të paarsyeshme” të produkteve të Meta dhe Snap bënë që vajza e saj, Selena Rodriguez, të vetëvritej korrikun e kaluar.

Meta Platforms Inc. është kompania zotëruese e Instagram dhe Facebook, dhe Snap Inc. është kompania e Snapchat.

Padia për vdekje e paraqitur në Gjykatën e San Franciskos pretendon se Selena pësoi “dëmtim të rëndë mendor, që çoi në lëndim fizik”, nga përdorimi i platformave të mediave sociale. Selena kishte luftuar dy vjet më vraësinë nha Instagrami dhe Snapchati, dhe kishte përfunduar edhe në spital për kujdes urgjent psikiatrik.

“Ne po padisim Meta Platforms Inc. dhe Snap Inc. për dizajnimin e një algoritmi që krijon varësi për fëmijët,” deklaroi avokati i çështjes. Nëna e vajzës thotë se 11 vjecarja bëhej e dhunshme kur përpiqeshin t`i merrnin telefonin, e një herë ishte zënë keq me motrën e saj të madhe, Destiny e cila kishte përfunduar me hundë të thyer. Selena, sipas aktpadisë, kishte kërkuar mbrojtje për përmbajtje seksuale shfrytëzuese dhe akte jo të përshtatshme në shumë raste nga përdorues të rritur meshkuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat